e enjte, 19 shkurt 2009

CILAT JANË SHIFRAT E VRASJEVE DHE DHUNIMEVE?

CILAT JANË SHIFRAT E VRASJEVE DHE DHUNIMEVE?
Në Kosovë, numri i femrave të dhunuara sipas statistikave kap shifra të ndryshme varësisht nga organizatat e ndryshme të cilat kanë bërë hulumtime në këtë drejtim. Ato shifra sillen nga dymijë deri në dhjetëra mijëra! Unë, gjatë punës sime me Organizatën Joqeveritare "Jeta në Kastriot" mund të flasim për 2018 femra të dhunuara për të cilat përveq dëshmive gojore, videogjirimeve, dëshmive me shkrim dhe fotografive kemi edhe raportet e mjekëve: gjinekologë, infektologë, neoropsikiatër, si dhe raportet mujore të të gjithave së bashku për ta konstatuar gjenedjen e tyre momemntale si dhe diagnozat e secilës veq e veq bashkë me tërapinë e përdorur. Mosha e këtyre femrave është kryesisht e re duke filluar nga 14 e deri të 44 vjeq. Ne, përveq se i vizitojmë së paku një herë në muaj dhe kontrollojmë gjendjën momentale te tyre, vazhdimisht kujdesemi që 209 prej tyre të cilat janë në gjendje më të rëndë shëndetësore t`iu sigurojmë barna dhe ilaqe të nevojshme. Poashtu saherë na jipet rasti ushtrojmë ndikimin tonë mbi organizatat e ndryshme qofshin ato të huaja apo vendase,
qeveritare apo joqeveritare në mënyrë që të kuptohet domosdoshmëria e ndihmimit dhe trajtimit të kësaj kategorie të braktisur nga shoqëria! Prej rreth 24.000 të vrarëve gjatë luftës në Kosovë 31.2 për qind janë femra të të gjitha moshave dhe në bazë të të dhënave tona vetëm 1,3 për qind nga numri i përgjithshëm kanë qenë në moshë të shtyer. Ndërsa tek ata që kanë përjetuar trauma të të gjitha llojeve, problemet e shëndetit mental janë tejet aktuale. Sipas hulumtimeve tona të bëra pas luftës, del se 62 për qind të të hulumtuarëve kanë qenë buzë vdekjes, 49 për qind viktima të torturave apo abuzimit, 42 për qind të ndarë nga familjet e tyre, 26 për qind kanë përjetuar vrasjën e ndonjë anëtari të familjes apo farefisit, 10 për qind kanë qenë të burgosur dhe 4 për qind të abuzuar seksualisht. OJQ-ja jonë ka ndihmuar aq sa ka patur mundësi megjithatë jemi të vetëdijshëm së nuk kemi mundur as për së afërmi t´i përmbushim nevojat e të dhunuarave. Projektet tona për të bërë më tepër në këtë drejtim shpesh injorohen prandaj edhe njëherë shfrytëzojmë rastin t`i thërrasim të gjitha shoqatat dhe individët që kanë mundësi dhe vullnet të mirë që në të gjitha format e mundëshme t`iu dalin në ndihmë këtyre femrave në mënyrë që t`ua rikëthejmë kuptimin e jetës me gjithë bukurinë e saj. Me duhet të them se përveq punës sime, një ndihmesë shumë të madhe e ka dhënë edhe bashkëdrejtuesja Myrvete Morina si dhe stafi ynë mjekësor dhe profesional. Gjatë punës sime në teren kamë parë nga afër gjendjën e rëndë shpirtërore të të dhunuarave! Ato shpesh, duke ngurruar të tregojnë, i ndryjnë në shpirt brengat dhe vuajtjet derisa u keqësohet aq shumë gjendja saqë edhe ndihma dhe trajtimi mjekësor është i vështirë. Prandaj ato duhet hapur zemrën sepse në këtë mënyrë më së shumti e sherojnë vetvehtën por edhe ndihmojnë të tjerët që t`iu ofrojnë ndihmë atyre. Gjatë punës sonë me këto femra por edhe gjatë punës sime si gazetare kamë mundur të konstatoj se përveq femrave të dhunuara dhe atyre të vrara ekziston edhe një numër i madh i atyre që konsiderohen të zhdukura! Fatkeqësisht të dhënat flasin se shumica e femrave të vrara së pari janë dhunuar e më pas janë vrarë, prandaj ndërkombëtarët kur gjykojnë për krimet e luftës në Kosovë duhet ta kenë parasyesh se plagët e vdekjës së shumicës se femrave bartin me vete edhe plagët e dhunimit. Dhe prandaj gjenocidi dhe dhuna e ushtruar mbi popullin e Kosovës ka përmasa shumë më të mëdha sesa që japin të dhënat dhe hulumtimet tona...
Autorja Luljeta Selimi

1 komentet:

Unknown tha...

Pershendetje un jetoj ne Belgjik qe 11 vite problemi qe me shtyri te mar ket rrug eshte se jom nje grua e dhunume e luftes.kom ardh me dy femijet e mi e nga turpi e injorimi e mentaliteti jon nuk jom shprehur per ankthin e vuajtjet ne shpirt qe i kom.eshe burri eshte i distancuar nga un prej kur e kuptoj ket rast.qe 11 vite nuk kom kurfar raporte me burr.Qe 11 vite jom me psikiater ktu qdo dy muaj ,kom ba edhe 1 muaj spital ne psikiateri.Por nuk mund te ma sheron shpirtin asgje e qdo hap qe e qes me del para syve ky rast as gjum kurr nuk bej jom ne depresion te thell.kur me ndodhi rasti isha shtatezen ne muajin e 8 ,me doli beba para kohe me pelsiti mitra gjakderdhja pa fund,po e falenderoj te ndjerin doktorr Bajram Regjepin qe me shpetoj nga vdekja e ma shpetoj edhe vajzen e vogel.nuk me vyn jeta te jetoj keshtu e humbur e larguar nga familja qe edhe femijet nuk me kuptojn jom e humbur kudo qe jom. Ju lutem te me kuptoni situaten time.psikiatri ketu me kerkon nje raport nga kosova por nuk po muj te udhetoj qe te mar ndonje leter.

Posto një koment

JU LUTEM LINI KOMENTET TUAJA KETU PA NDONJE FYERJE,FALEMINDERIT DHE RESPEKT NGA LORA.