FAKTORI I KATËRTË:
JETA E MBUSHUR ME FALËNDERIM
Njeriu jetën e ka dhuratë. Askush në botë asgjë nuk ka bërë që ta lindë e ta krijojë jetën e vet. Secili njeri në këtë planet jetën e ka dhuratë, falas nga MËSHIRA hyjnore. E tash, kur merr diçka falas nga dikush, a e ke për detyrë, për kulturë, për mirësjellje, t'i thuash dhuruesit tënd: TË FALEMNDERIT?
Shumica e besimtarëve – janë besimtarë LYPËSARË. Gjithnjë kërkojnë nga mëshira hyjnore: O Zot më jep këtë, më jep atë, më ndihmo, më shpëto...e të tjera dhe kurrë nuk dinë të ndalen e të mendojnë se Zoti ua ka dhënë të gjitha. TË GJITHA. Dhe asnjëherë nuk ndalen të mendojnë se këtij dhuruesi ia kanë një borxh: t'i thonë një herë në ditë: Të FALEMNDERIT për dritën e syrit, për mendjen, për fëmijën, për bukën, për ujin, për ajrin që marrin frymë.
FAKTORI I KATËRTË: KURRË LYPËSARË, GJITHNJË FALËNDERUES!
Çdo gjë që posedon njeriu, të gjitha janë mashtrim, në qoftë se për themel dhe kulm nuk e kanë falënderimin.
Vëreni me kujdes të gjithë njerëzit që krijojnë pasuri të madhe: përfundimin do ta kenë tragjik: me sëmundje, me tragjedi, me vrasje, me humbje, me dhimbje. Pse? Sepse ata nuk kanë pasë në pronësi pasurinë e tyre, ajo pasuri ka qenë vetëm SPROVË dhe kur nuk kanë ditur ta përdorin FALËDERIMIN, energjia e asaj pasurie është kthyer në polin negativ dhe ka shkatuar tragjeditë.
Pasuria nuk të sjellë LUMTURINË, por ta dhuron SIGURINË. Njerëzit e pasur nuk ecin, por fluturojnë. Dhe gjithnjë e gjithnjë e gjithnjë – HARROJNË të jenë falënderues.
Librat e vjetra fetare thonë: kur e pyetën Zotin me çka mund t'i kthejmë ty të gjitha këto të mira që na i ke dhanë falas, pasi çdo gjë në tokë e në qiell të takon Ty, Zoti u përgjegj: me një fjalë goje, me një FALENDERIM. Komentet e kësaj thënie në këto libra, thonë: një falënderim me krejt qenien është më i fuqishëm se 60 vjet falje e lutje Zotit. Por një FALËNDERIM i sinqertë, ku merr pjesë secila pore e trupit të njeriut.
Falënderimi lidhet me MEDITIMIN DINAMIK, që do të thotë: cilëndo punë që ta bësh, gjithnjë, të jesh në KËTU E NË TASH dhe në çdo moment ta thuash me mendime fajlën magjike që e përshkon tejpërtej universin: TË FALMNDERIT!
Kur pi ujë, mendo për burimin dhe thuaj: të falemnderit o Zot për pijen më të mirë në botë që i plotëson të gjitha kërkesat e trupit tim dhe nuk shkakton asnjë dëm. Kur merr frymë thellë, falënderoje Zotin për dendësinë e oksigjenit që nuk lejon të zhvillohet virusi në trupin tënd. Kur je duke ecur, falënderoje Zotin për shëndetin tënd, se ti nuk e di që në trupin tënd ekziston HORMONI I LUMTURISë që ka fuqi shëruese deri në 400 herë më shumë se antibiotiku më i mirë për diagnozën e saktë.
Kur jeton në në falendrim, FITIMET materiale realizohen si në lojë. Rregulla e fitimit të parave është kjo: 1000 ditë punë nuk të sjellin fitim sa NJË ditë në tregti; 1000 ditë tregti nuk të sjellin fitim sa NJË ditë në politikë; 1000 ditë në politikë nuk të sjellin fitim material sa një SEKOND në lutje. Por të tri gjendjet e mëparshme nuk JANË FITIME POR SPORVA, vetëm fitimi që vie si pasojë e falënderimit – është fitim i vërtetë, i përjetshëm, që të takon ty, madje me shumë dashuri e gëzim.
Kur jeton në falënderim, shëndetin do ta kesh të përkryer, sepse mjeku më i mençur dhe barnatorja më komplete në botë gjenden në trupin tënd. Falënderimi është ZILE që e zgjon prej gjumit mjekun dhe i hapë dyert e barnatorës në ty.
HAPI I KATËRTË NË RRUGËN
E LUMTURISË ËSHTË: JETA NË FALENDERIM
e enjte, 19 shkurt 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 komentet:
Posto një koment
JU LUTEM LINI KOMENTET TUAJA KETU PA NDONJE FYERJE,FALEMINDERIT DHE RESPEKT NGA LORA.