e enjte, 19 shkurt 2009

TMERRI NË DITËN E “GËNJESHTRAVE”

TMERRI NË DITËN E "GËNJESHTRAVE"
S. S. nuk dëshironte ta fillonte rrëfimin para nënës së saj.Por kur e ëma doli,S.S. e filloi rrëfimin …: "Nuk kam menduar kurrë se njeriu mundet të duroj kaq shumë. Edhe për vete, por edhe për të tjerët, në raste të tilla kam menduar se do t’i dorëzohenshin vdekjes. Unë në duartë e shkijeve rashë më 1 prill, në ditën kur shqiptarët po dëboheshin masovikisht. Kur me ndanë nga familja, mendoja vetëm për ata po kur më dërguan në vendin ku ishin strehuar policët dhe në tavolinën e përgjakur pashë flokë femrash, thonjë dhe veshje femrash, e dita se çka do të më ndodhte. Më nuk shpresoja se e kam dikë në botë, dhe çka do të ndodhte me të afërmit e mij. E kisha vetëm hallin tim. Dhe, kur unë po mendoja dhe po frikësohesha se çka do të ndodhë me mua, më thirri një nga ata që e udhëhiqte atë grup kriminelësh. Aty, mbi tavolinën e tij, kishte raki dhe sytë e tij të skuqur e të qartur i tregonin të gjitha. Në gjoks kishte një zinxhir me plot stoli dhe më tej në një qoshe të strehimores kishte përplot veshje femrash. ‘Këtu duhet të zhveshesh e pastaj ta shoh a je për mua, për eprorët ose për ushtarët’, më tha ai në gjuhën serbe derisa po pinte raki. Unë po rrija aty, gjoja se nuk e kuptova, por ai ma ktheu këtë urdhër në shqip. E shikova dhe, edhe pse e frikësuar i thashë "jo". Ai hodhi shishen me raki dhe u ngrit si i tërbuar. "Mua askush s’guxon të ma thej urdhërin, unë jam Dragan Spasiq, unë jam njeriu që me dorën time kam prerë mbi 50 shqiptarë e ti, kuçkë!"- klithte ai si i marrë. "Qenka rruga e vdekjes kjo", mendova me vete dhe kur ai më goditi me kondak pushke nuk qava. E shihja gjakun që me rridhte nga hundët por s’më dhimbsej jeta, doja të vdisja e jo të bija në dorën e tij. Por, pas pak, ai u qetësua dhe i urdhëroi ushtarët e tij të më zhveshin. O zot, nuk mund ta marrësh me mend se si ndihesh. "Duhet të vallëzosh, ec vallëzo",-më thoshte, e unë isha kërrusur e ulur, që të mos shihej trupi lakuriq . "E sheh atë trup atje, do të ta bëj më zi",- më thoshte ai e unë nuk e kisha vërejtur trupin e një vajze të bërë copë-copë, në afërsi të rrobave të viktimave, të cilave ata ua kishin bërë si mua. Nuk fola, por dy nga ata erdhën dhe me lidhën për tavolinën e përgjakur. M’i lidhën këmbë e duar dhe më shikonin si bisha. Dikur ai, shefi i tyre, u zhvesh dhe filloi të më ç`nderoj, të tjerët qeshnin e flisnin çka u tekej,
shikonin e talleshin, derisa unë përpëlitesha me vdekjen. Ai u largua vetëm kur u ngop, për të vazhduar më tej edhe disa të tjerë. E njëjta gjë më ndodhi disa ditë me radhë dhe pas disa ditësh më hodhën ashtu lakuriqe buzë rrugës, ku kishte edhe shumë kosovarë të tjerë, që po iknin për në Shqipëri. Vetëm kur vërejta se një grua po më mbulonte, pashë se trupi im ishte i prerë me thika në shumë vende dhe se në trupin tim kishte të vizatuara disa kryqe dhe shenjat e simbolit të kryekriminelit Milosheviq. "Mos më merr, më le të vdes, të lutëm",- i thashë asaj, por ajo më pëshpëriti ngadalë. Edhe pak rrugë kemi deri në tokën nënë, ja e sheh rrugën", përpiqej ajo të më ndihmonte, kurse unë e shikoja rrugën që më dukej se po ecte me mua dhe shpresoja se po vdisja, sepse për mua ajo ishte dhe mbeti rruga e vdekjes.

0 komentet:

Posto një koment

JU LUTEM LINI KOMENTET TUAJA KETU PA NDONJE FYERJE,FALEMINDERIT DHE RESPEKT NGA LORA.