mundte të mos mendonte asgjë? Jo. Ca fiksime pa kuptim i nguleshin si gozhdë dhe s'i
shqiteshin. Ndonjë gjysmë vargu dy nota të një melodie, fraza pa lidhje. Tamam sikur
ia ngulte njeri me çekan. Sa shumë gozhdë. Dhe sa shponin. Gozhdë të rënda.
Duke u kthyer sa nga një krah në tjetrin, kofshët e saj prekën ato të së motrës, që
flinte në shpinë. Ah, ja kush e bezdiste, trupi gjysmëlakuriq i së motrës, që
shtrihej i ngrohtë dhe i zbuluar pranë saj. Ah, ky trup ishte për Stelën misterioz.
Në këtë trup të bardhë e të lëmuar s'kishte vend që të mos qe përkëdhelur nga duar
mashkulli. Kushedi sa herë ishte shtrirë kështu Diana, lakuriq, me djem të huaj në
krevat. Fantazia e çmendur e Stelës me një shpejtësi të rrufeshme krijoi
përnjëherësh dhjetëra përfytyrime meshkujsh, që i përkëdhelnin të motrën e zhveshur.
Stela vetvetiu u tërhoq pak sikur të trembej se mos ato hije, që përfytyrimi i saj
vizatonte, e preknin dhe atë me duart e tyre të ashpra prej djemsh... Ta preknin, ta
përkëdhelnin, ta shtrëngonin fort... Ajo ndjeu një valë të ngrohtë t'i ngjitej në
trup dhe u kthye përmbys për t'u qetësuar ca. Ajo kishte dëgjuar se vajzat
ktheheshin përmbys kur i trembeshin vetes.
Tang, tang, tang.
Ora ra tre pas mesnate.
Autorët I » Ismail Kadare
Qyteti pa Reklama (Kreu XV)
Qyteti pa Reklama (Kreu XVII)
E merkure, 13-06-2007, 11:28pm (GMT)
Duke rregulluar kravatën përpara pasqyrës, Gjoni thoshte me mend se, së paku, sonte
do ta shihte Dianën në mbrëmjen e gjimnazit të Vitit të Ri. Ç'dreq vajze! Përse i
largohej vallë? Ajo aq lehtë iu dorëzua, kurse tani... Mos vallë nuk ishte "kënaqur"
prej tij? Ai e kalonte rrëshqitazi këtë mendim në tru, dhe e dëbonte i turbulluar.
Kush i merr vesh punët e femrave. Luiza Angoni i kishte thënë që s'ishte i keq. Por
Luiza ishte mall vendi.
Pa orën. Kishte edhe një orë gjer në fillimin e mbrëmjes. U ul përsëri në tryezën e
punës, ku kishte hapur gjithfarë leksionesh. Gjer tani kishte hartuar tre rreshta
tekst fals. Kjo i kishte kushtuar një javë punë pothuaj të pandërprerë. Kishte bërë
me dhjetëra variante lidhje frazash. Çdo fjalë e kishte kontrolluar sipas rrënjës,
prejardhjes dhe ndryshimeve historike. Listat e diftongjeve indoevropiane dhe
latine, me gjithë ndryshimet e tyre, i shtiheshin në gjumë. Asnjë nga studentët e
Universitetit nuk do të kishte punuar kurrë me kaq ndërgjegje. Ishte hera e parë
sonte që do të dëfrente pak në mbrëmje.
Mbrëmja e Vitit të Ri qe e mërzitshme. Sipas zakonit, doli plaku dhe i riu, këmbyen
këshillat, pastaj dikush lexoi orën gazmore. Pastaj filloi vallëzimi. Ca gagarelë,
me në krye Qimo Papën, që s'linte mbrëmje pa vajtur, sepse merrte pjesë në një
orkestër, kërcenin sipas stilit të ri, po kërcenin kaq keq, sa Gjonit i vinte
neveri. Sidomos ai urrente Qimo Papën, i cilin sonte i kishte vënë synë Stelës.
Qimua e shikonte me një vështrim të çiltër, sikur i përmendte çdo minutë "e di, or
mik vëllai ç'ke pësuar, kot ma mban atë kravatë të lidhur bukur e ata sy m'i
përdredh aq rreptë, unë t'i di sekretet, hi, hi".
Por më e keqja ishte se vallëzonte dendur me Stelën. Ajo kishte ardhur bashkë me të
motrën. Dukej kaq e bukur, kaq krenare dhe njëkohësisht aq e trishtuar. Me të dy
motrat rrinte Luan Konomi, veshur bukur. Ai seç tregonte. Ata njiheshin me Dianën.
Rreth e rrotull zhurmë e pandërprerë. Tinguj, fytyra të qeshura dhe të mërzitura.
Lame Qorri, që e hiqte veten si Childe Harold i N. rrinte në një kënd me fytyrë të
vrerosur, prapa një reje tym dyhani, që e nxirrte shtëllunga-shtëllunga si mendimet
e tij mjegullore.
Ai përfytyronte një kuvertë vapori. Në breg një shami që lëkundet. Ai largohet. Ai
mërgohet s'e di as vetë ku. Dhe ai ka në krahë një pelerinë si të Sevos. Lame Qorri
tund dorën. Lame Qorri pastaj shikon orën, atij po i shkon ora e duelit. Ai e shtrin
përdhe kundërshtarin dhe mbështillet me pelerinë nga era. Sa mjegull ka përsëri.
Tani ai mendon korridoret e errëta të një haremi. Ai ecën me shpatë në dorë atje ku
e priste "ajo". Lame Qorri s'kishte puthur kurrë grua në jetën e tij. Ai e thithte
tymin dhe i vinte për të vjellë. Ai e shihte çdo gjë me përbuzje përreth. Në
e enjte, 19 shkurt 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 komentet:
Posto një koment
JU LUTEM LINI KOMENTET TUAJA KETU PA NDONJE FYERJE,FALEMINDERIT DHE RESPEKT NGA LORA.