e enjte, 19 shkurt 2009

Qyteti pa Reklama-Liber-Vazhdoni me Poshte

Stela u ngrit, sytë i ndritnin të egër dhe të bukur. Diana buzëqeshi si fajtore.
-Çdo gjë u rregullua, mos më mbaj mëri. Pasnesër do të ngrihesh në kimi.
-Ah, ti kurvë...
Ishte hera e parë në jetë që Stela përdorte një fjalë të tillë. Ajo bile kishte
pasur frikë ta mendonte këtë fjalë më përpara. Aq më tepër, për të motrën.
Qyteti pa Reklama (Kreu XIX)
Të nesërmen dy të dashuruarit ishin të zbehur nga pagjumësia. Stela vështronte e
çuditur syrin e nxirë të tij dhe asgjë nuk kuptonte. Ato vështrime plot mall të saj,
ai do t'i kujtonte tërë jetën.
"Jam jotja. Jam jotja!" i përkthente ai sytë e saj. Ai gjithmonë mundohej t'i
përkthente sytë e saj.
Disa herë i përkthente lehtë, disa herë me shumë vështirësi. Ajo nuk mundohej të
përkthente sytë e tij. Edhe ai do të donte të mos ta mundonte enigma e syve të saj,
por nuk mundte.
Në pushim, në sallën e profesorëve iu afrua Mentori.
-Gjon, ç'ke pësuar kështu?
-Lëre, mos i trego njeriut, siç duket dy miq të asaj mizerjes, Luiza Angonit...
Lavirja!
-Aha, e mora vesh. Epo të shkuara... Dëgjo, dalim pak jashtë.
Ata dolën në korridorin e ngushtë plot zhurmë. Gjoni desh një herë t'i tregonte për
Stelën, por pastaj intuita e tij nuk e lejoi. Kishte frikë mos Mentori ia ftohte me
cinizëm gjithë atë zjarr.
-Dëgjo, - vazhdoi kimisti, - më në fund më duket se e gjeta formulën e përshtatshme.
Eja sot nga unë të shikosh ca prova. Kam dy variante letrash, njëra veç e hap pak
bojën speciale. Sidoqoftë...
-Mentor, - ia preu fjalën Gjoni, - më fal që ju shqetësova dhe ty dhe Eugjenin, por
unë ndërrova mendje.
-Si? Sytë e Mentorit qeshën me habi. - Tallesh?
-Aspak. Puna është se ndërrova mendje. Ju po deshët bëni ç'të doni. Unë s'marr pjesë
dhe s'marr asnjë përgjegjësi.
-Ç'do bëjmë ne pa ty?
Gjoni lëvizi vetullat me indiferencë.
Ra zilja. Mentori fshiu syzet dhe ndoqi me shprehje habie hapat e shokut. Eh, botë,
o botë!
Edhe Eugjenit nuk i pëlqeu dorëheqja e shokut. Ai e gjykonte punën thjesht nga besa
shqiptare, që s'duhej kthyer fjala. Sidoqoftë, puna u ndërpre menjëherë. Eugjeni,
duke sharë e mallkuar, i mbylli në sirtar vjershat që kishte hartuar nën emrin e
Çajupit dhe u betua që me Gjonin s'do përzihej më. Mentori, si më i përmbajtur, nuk
prishi asgjë në marrëdhëniet me shokun dhe as e përmendi më këtë punë, duke u
munduar të zbulojë shkakun e vërtetë të këtij ndryshimi. Dhe këtë shkak e mësoi
shpejt.
Por miqësia e tyre u lëkund dhe u ftoh shumë.
Qyteti pa Reklama (Kreu XX)
E merkure, 13-06-2007, 11:26pm (GMT)
Gjoni s'kishte më shokë. Ai kishte mbetur fare vetëm. Ai kishte Stelën. Gjithë ditën
mendonte vetëm për të. Pas shumë mundimesh, më në fund, mezi arriti t'i shkruante
një pusullë në fletoren e saj të hartimit me këtë përmbajtje:
"Stela, ju e kuptoni se unë duhet pa tjetër t'ju takoj. Ju lutem shumë mos m'u
largoni. Jam shumë i tronditur. Në pushimin e madh qëndroni pranë derës së
laboratorit të kimisë. Ju lutem shumë".
Në pushimin e madh Gjonit i buçisnin veshët. Ai vente e vinte me regjistër në dorë
përpara laboratorit, duke pirë cigare. Mundohej ta hiqte tronditjen me ato meditimet
dinake mbi kozmosin dhe vdekjen, por nuk mundte. Truri dhe logjika nuk i bindeshin
më. Qenien e tij e urdhëronin tani vetëm nervat.
Korridori i ngushtë ishte plot zhurmë, zëra, vrapime nxënësish. Dy vajza qanin në
Page 8
Generated by Foxit PDF Creator © Foxit Software
http://www.foxitsoftware.com For evaluation only.
Qyteti pa Reklama
një qoshe.

0 komentet:

Posto një koment

JU LUTEM LINI KOMENTET TUAJA KETU PA NDONJE FYERJE,FALEMINDERIT DHE RESPEKT NGA LORA.