ANKTHI QË NUK PO PËRFUNDON
R.S. që ishte strukur në parkun e qytetit assesi nuk donte të fliste. Vazhdonte ta gërrithte me duarë fytyrën, ndërsa thikën që mbante afër vehtës e merrte në dorë vetëm kur i afrohej dikush. "Mos mu afro, unë jam e turpëruar, unë jam e turpëruar sa askush, jam e dhunuar nga kriminelët serbë dhe, këtë më duhet ta pranoj para burrit, para fëmijëve, para të gjithëve", thoshte ajo dhe qante e dëneste pandërprerë sapo vërente tek i afrohej njeri! "Po mirë, pse ikë nga unë, nga fëmijët, ne nuk themi asgjë", i fliste ngadalë burri, ndërsa dy vajzat binjake që ishin tani në klasën e gjashtë dhe tashmë e kuptonin çka ishte dhunimi dhe e kuptonin poashtu se, pse nëna e tyre sillej ashtu çuditshëm. "Do të doja të zhdukëm! Do të doja të mos jetoj, te mos kurrë më shohin shqiptarët. Nuk mund ta imagjinosh se si është të të mbajnë të lidhur për dy muaj e të luajnë me ty si të duanë kriminelët! Nuk e di se si ua shkulnin thonjtë grave dhe vajzave, se si rrahnin e torturonin. Ashtu bënë edhe me mua, ashtu bënë me të gjitha. Ishin njëmbëdhjetë të gjitha nën moshën 35 vjeçare. Dy vdiqën, i pashë me sytë e mij tek ua prenë gjinjtë! I pashë me sytë e mi, se si pinin gjakun e tyre. I pashë se si e detyruan njërën prej vajzave që të vallëzonte lakuriq që të mos e prisnin, por prapë e prenë se e prenë. "Zot,zot", thërriste R.S. dhe nuk pranonte të hynte në shtëpinë e saj edhepse e gjetën njerëzit tri ditë pasi kishin shkuar forcat serbe. Ajo mbeti ashtu për ditë me radhë, sepse nuk donte të ndjehej viktimë, të jetonte me turp, por fati deshti, që ajo pas disa ditëve të qetësohet, por jo plotësisht, ajo ende jeton me shpirtin e lënduar, me plagën-dhembjet e se cilës kurrë nuk pushojnë, me turpin që e shoqëron apo siç thoshte vetë: "Unë jetoj e vdekur dhe më marrin për të gjallë! Unë jam vetëm njëra, vetëm njëra nga ato që kriminelët u tallën me mua! Më s’dua të jetoj! A nuk e sheh se ato kujtime të hidhura po më cmendin dhe se jeta më është bërë ferr! Pse po më mundoni? Pse nuk po më vrisni? Ju lutëm mos më mundoni, unë më nuk kam forcë të jetoj, unë më nuk mund të sillem sikur asgjë nuk ka ndodhur: Për të treguar përjetimet tona të hidhura, më duhet edhe një jetë e tërë" -fliste ajo në ankth, dhe ankthi vazhdonte ta ndrydhte jetën e saj…
e enjte, 19 shkurt 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 komentet:
Posto një koment
JU LUTEM LINI KOMENTET TUAJA KETU PA NDONJE FYERJE,FALEMINDERIT DHE RESPEKT NGA LORA.