e enjte, 19 shkurt 2009

FAKTORI I TRETË: JETA NË KËTU E NË TASH

PA KUNDËRTHËNIE DHE – GJITHNJË: NË KËTU E NË TASH.
FAKTORI I TRETË: JETA NË KËTU E NË TASH
Në jetën e rëndomtë njihen tri kohë: e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja. Në jetën shpirtërore ekzsiton NJË kohë: E TASHMJA. E kaluara është KUJTIME, e ardhmja është SHPRESA. Kohë e vërtetë, reale është vetëm e tashmja, NË KËTU e NË TASH.
Eksperimentet shkencore kanë dëshmuar se 99% të njerëzimit jetojnë në dje ose në nesër. Të kalurën e njohin, për të ardhmën shpresojnë. Vetëm 1% e njerëzimit jetojnë jetë të vërtetë, në këtu e në tash. Por këta janë më të mençurit dhe më të lumturit.
Çka do të thotë të jetosh në këtu e në tash? Do të thotë: PRANIM. Do të thotë se ti E DI DHE E PRANON se në këtë çast e në këtë momenet ÇDO GJË në tërë universin është duke u zhvilluar me saktësi kompjuterike: planetet lëvizin,sillen dhe frymojnë pikërisht ashtu siç duhet të jetë; se era fryen ashtu siç duhet, shiu bie ashtu siç duhet; oksigjeni prodhohet aq sa duhet; dielli rrezon ashtu siç duhet, shkurt: çdo gjë është në rregullin e përkryer universal dhe, BRENDA rregullit universal, edhe jeta njerëzore zhvillohet pikë për pikë ashtu si duhet.
JETOJE SECILIN MOMENT TË JETËS NË KËTU E NË TASH.
Njeriu nuk e ka vetëm një mendje, por shumë mendje. Mendjet e njeriut janë sikur retë në qiell: në asnjë moment nuk kanë një trajtë, një gjendje. Prandaj edhe bëhet një shpenzim enormë i energjisë, sidomos në dy lëvizjet: në kujtime dhe në shpresa. Të dyja janë ZERO dhe nuk i duhen njeriut. Dielli i ditës së sotit nuk rrezon as në DJE as në NESËR.
Mençuria supreme është MEDITIMI DINAMIK. E ç'është meditimi dinamik?
Çkado që bën, me çfarëdo pune të mirresh, p.sh. Prenë dru, merr ujë, shëtit, vrapon, lanë pjata, hekuros, vozitë makinën, punon në kopjuter, mëson, pushon – cilëndo punë që ta bësh – gjithnjë të jesh 100% në KËTU në TASH.
Çdo gjë që prekë, ta përjetosh prekjen; secilin hap që e bënë – ta përjetosh ecjen; secilën gotë të ujit që pi – të jesh këtu, ta përjetosh. Kur je 100% në këtu e në tash nuk të ndodhë e keqja:nuk merr në thua,nuk lëndohesh,nuk bën aksident,nuk bën gabime. Kurrë.
NJERIU QË NUK ËSHTË NË KËTU E NË TASH – nuk është njeri, por kufomë e gjallë që merr frymë. Në çdo moment bën gabime, lëndohet, shkakton aksidente, asnjëherë nuk arrinë sukses dhe, lumturia për të është VETËM emër kuptimi.
Kur je në këtu e në tash nuk je jetim, pjesë e shkëputur, ishull i vetmuar, por i takon tërësisë, universit dhe mëshira hyjnore të vie nga të gjitha anët, përnjëherë.
PSE NJERËZIT NUK E APLIKOJNË KËTË MËNYRË TË JETËS?
Sepse nuk është aspak e lehtë dhe kërkon USHTRIME E USHTRIME nën mbi- këqyrjen e Mësuesit. Vetëm pas ushtrimeve serioze, pas metodave e teknikave më të ndryshme të ushtrimeve, njeriu fillon ta ndiejë, ta vërejë dhe ta përjetojë MREKULLINË që të dhuron jeta në këtu e në tash dhe, vetëm atëherë, secili individ mund ta përjetojë tërësisht SECILIN MOMENT të jetës.
Në qoftë se mësohesh ta përjetosh secilin moment të plotë - në secilin hap të jetës, atëherë, mund të thuhet se në dorën tënde gjendet çelësi i LUMTURISË së vërtetë.
Kjo është liria e njeriut. Nëse do të jetosh në fatkeqësi, në dhimbje e në mjerim – zgjidhe jetën në HARRIM. Nëse do të jetosh me suksese, me lehtësi, me gëzim - zgjidhe jetën e VETDËDIJËSIMIT të plotë: jeto në tash e në këtu.
KY ËSHTË FAKTORI I TRETË: JETOJE TË PLOTË SECILIN MOMENT.

0 komentet:

Posto një koment

JU LUTEM LINI KOMENTET TUAJA KETU PA NDONJE FYERJE,FALEMINDERIT DHE RESPEKT NGA LORA.