e enjte, 19 shkurt 2009

R E C E N S I O N

R E C E N S I O N
Opinioni publik kosovar është shumë i interesuar që të ketë një pasqyrë të qartë të pasojave të krimeve të cilat pushteti serb i kreu ne Kosovë kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare gjatë periudhës së luftës (shkurt 1998-qershor 1999). Krahas personave të vrarë dhe të zhdukur, në piedestal të këtij interesimi qëndron edhe nevoja për një hulumtim të thellë dhe të gjithanshëm të çështjes së dhunimeve seksuale të femrave shqiptare. Duke e ndjerë këtë nevojë, si një obligim njerëzor e kombëtar, autorja arrinë të hedhë në dritë një varg aspektesh të trajtimit të kësaj çështjeje komplekse e të ndjeshme. Meritë e veçantë e librit është se ai bazohet në rrëfimet autentike të femrave të dhunuara gjë që i mundëson studiuesit e lexuesit të rëndomtë qasje të avansuar dhe shumëdimensionale në problematikën e dhunimeve seksuale të kryera në Kosovë gjatë periudhës së përcaktuar. Nga analiza që u ka bërë autorja Luljeta Selimi fakteve konkrete ka nxjerrë konstatime të argumentuara dhe me vlerë për të gjithë ata që u intereson dhe merren me këtë lloj krimi. Studiues dhe njerëz të rëndomtë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e vende të tjera do të kenë në duartë e tyre një punim të shkruar në gjuhë të thjeshtë, të pastër dhe me një stil të veçantë. Autorja, emër i njohur në gazetarinë shqiptare në Kosovë, përmes këtij libri tregon përkushtimin e madh për punë, si kuadër e re me plot përspektiva.
Prishtinë, janar 2003 Dr.sc. Azem Hajdari Zyrtar i Lartë Ligjor në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës

0 komentet:

Posto një koment

JU LUTEM LINI KOMENTET TUAJA KETU PA NDONJE FYERJE,FALEMINDERIT DHE RESPEKT NGA LORA.