JU E GËZOFSHI LIRINË, MUA MË MBETET T’I QAJË PLAGËT
E.R. nga një fshat i Gjilanit, atë ditë, sa kishte hyrë në aeroportin e Shiplit në Holandë. Fytyra e saj e zbehtë më shumë i ngjante një të vdekuri se sa mbahej me të gjallët. Edhe plaga që ende i kishte ngelur në fytyrë dhe po ia mbulonte tërë anën e majtë, tani iu kishte qelbur dhe kishte marrë një ngjyrë të çuditshme. U ul në karrige ngadalë, dhe, kur pa kamerat televizive që po xhironin e uli kokën dhe lotët e ngrohtë i ranë faqeve. Dukej se në trupin e saj vetëm lotët kishin mbetur të ngrohtë. Gjithçka tjetër në të dukej e vdekur. Kur u ngritën të dëbuaritë të shkonin me autobus për në kampin që ishte pregaditur enkas për ta, ajo shtrëngonte grushat e dobët dhe vjedhurazi shikonte se a do të mbetej dikush me të. Derisa turma e njerëzve të lodhur e të mërzitur po ecte, ajo sa vinte e shqetësohej dhe çdo çast nga shqetësimi po i shpejtohej frymëmarrja. Shqiptarja që po e udhëhiqte grupin iu afrua ta qetësonte, por edhe ajo u pre kur pa se në sallë kishin mbetur shumë femra. Të gjitha ishin të dhunuara. E.R. tani nuk qante vetëm për veten e saj, qante për fatin e të gjitha shqiptareve fatkeqe si ajo. Sado që udhëheqësja e rrugës u përpoq ta qetësonte, ajo e ndruajtur përseri pyeti: "Të gjtha këto kaluan nëpër duartë e kriminelëve si unë?", dhe lehtë i rrodhën për të satën herë lotët, si vargu i ikjeve nga Kosova. Kur njerëzit që duhej të shkonin në kamp kishin shkuar, veturat e ambulancës arritën. E.R. u ngrit bashkë me 16 femrat e tjera dhe hynë në vetura. Ishte pamje e tmerrshme, të gjitha qanin, të gjitha shkonin nga aeroporti sikur donin të thonin: " mos vallë këtu ishte fundi i rrugëtimit të tyre , mos vallë këtu do të treteshin eshtrat e të gjithë atyre që erdhën në këtë tokë".Rruga, sa ishte e gjatë, aq ishte edhe e vështirë. E.R. vazhdonte të qante në heshtje dhe kur udhëheqësja e rrugës iu ul pranë, ajo i tha: " Pse nuk na leni të vdesim, të
tillat si ne nuk duhet të jetojnë". "Dëgjo motër, jeta duhet të vazhdojë. Të gjithë kemi plagë, kush më shumë e kush më pak", tha udhëheqësja e rrugëtimit. "Po pse të jetojë? Si të jetojë tani që… dhe deshi të thotë edhe diçka. Trupi i saj dridhej si purteka, dhe frymëmarrja sa vinte e i shpejtohej. -"Nëse vazhdon kështu, duhet të të jap barëra qetësuese. Duhet të qëndrosh, ti je e gjallë dhe lutju zotit t’i kesh edhe njerëzit e tjerë të gjallë. Një gjë gjithmonë duhet ta kemi parasysh, pavarësisht çka i ndodhë njeriut, jeta duhet të vazhdojë" –më këshilloi ajo. - Unë s’kam pse të jetoj, mua s’më jetohet. Më ç’nderuanë para syve të babait e të nënës, dhe kur ata u përpoqën të më ndihmonin, i vranë kriminelët serbë! I vranë vetëm pasi pasi ata panë se më çnderuan dhe luanin me trupin tim. Pasi u larguan dy nga unë, njëri nga ata e kishte lënë automatikun afër meje. E mora shpejt dhe kam zbrazur drejt tyre. Nuk e di në kishte të vrarë, por të plagosur i pashë dy. Një tjetër që kishte qenë në anën tjetër më qëlloi fytyrës me automatik. Më tërhoqi për flokë zvarrë, dhe më pas para syve të mi e dhunoi mbesën time 14 vjeçare. E unë nuk kisha mundësi ta ndihmoja. Kafshoja duart e mija nga ankthi! Një nga policët që kishte qenë pak më tutje erdhi iu afrua shokëve të tij dhe pasi i pa se janë të vdekur, nga shtëpia e vëllaut solli kunatën me tre fëmijët dhe i vrau. Ai nuk u ngop me aq. Nga shtëpia tjetër nxori hallën dhe disa njerëz të tjerë që ishin aty, kryesisht të paaftë për luftë, por edhe të plagosur. Pasi i vranë të gjithë meshkujtë, gratë filluan ti ç’nderojnë . Kur polici i shfrenuar që kishte ç’nderuar mbesën time 14 vjeçare, tha se ajo ka vdekur, halla ime iu afrua dhe kur e pa klithi aq shumë, sa mu duk se filluan të qajnë male e fusha në gjithë Kosovën. Pas pak barbarët serbë filluan të shtijnë pa kontroll, dhe kur u dëgjuan aq shumë të shtëna ata filluan të ikin, sepse siç duket i kishin parë ushtarët e UÇK-së. Sikur të mos na vinin në ndihmë ushtarët tanë, të gjithë do të ishim vrarë. Aty mbetën të vdekurë dhjetë veta nga plumbi dhe dy veta nga dhunimet ndërkohëqë një ishte i plagosur. Të dhunuara ishim tetë, të cilat kishim mbetur të shtrira. Ushtarët e UÇK-së, po përpiqeshin të na ndihmonin dhe na ngushëllonin. Ndoshta do ta donja më shumë jetën, por kur kujtoj se si shkoi im vëlla në UÇK, dhe se unë u frikësova ti bashkangjitem dhe kur më gjeti të përdhunuar, e përpiqej të më ngushëllonte i thashë: " Vëlla ma jep një plumb të lutëm, tash po e shoh se sa kamë gabuar që nuk kamë ardhur me ty". Ai më shikoi dhimbshëm e më tha : " Shko ti më parë e shero plagët tua se atdheu gjithmonë ka nevojë për njerëz". Dhe, tani mund të them: " Të tjerët e gëzofshin lirinë, mua nuk më duhet jeta".
e enjte, 19 shkurt 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 komentet:
Posto një koment
JU LUTEM LINI KOMENTET TUAJA KETU PA NDONJE FYERJE,FALEMINDERIT DHE RESPEKT NGA LORA.