e enjte, 19 shkurt 2009

Qyteti pa Reklama-Liber-pjesa e 2

-Në pyll jashtë qytetit. Na la treni elektrik. Atje kaluam natën
Stela vështronte vjedhurazi të motrën. Ajo nuk guxonte të pyeste, por, më në fund,
vendosi:
-Diana, po ti... me ndonjërin prej tyre ke pasur marrëdhënie të ngushta?
Të dyja motrat u vështruan prapë sy ndër sy. Sytë e Dianës kishin një zjarrmi të
çuditshme.
-Ti më pyet jam vajzë apo jo?
Stelës seç iu drodh në zemër. Sa e guximshme ishte Diana. Ajo deshi të pyeste
pikërisht këtë, por s'mundi as ta mendonte, bile, kaq zhveshur.
-Po, - pohoi me drojtje Stela.
Diana uli pak sytë, duke trazuar mekanikisht fotografitë. Stela u pendua që pyeti.
Por tani ishte vonë. E shkreta Dianë, si i uli sytë.
Diana psherëtiu e lumtur me një buzëqeshje turpërisht ironike.
-Jo, unë s'jam vajzë.
Stelës në çast iu duk sikur një aparat magjik ia largoi dhe ia veshi me mjegull
motrën e saj. Ajo s'ishte vajzë. Diana, motra e dashur, sa e huaj u bë befas për të.
Stela deshi të ndalte diçka, por kjo diçka ishte bërë dhe ajo s'mund të ndalte
asgjë.
-Stela, ç'më shikon kështu? - Diana i përkëdheli flokët e valëzuar e të rëndë. - Ti
nuk më do më? Fol, ti s'më do më?
Stela e shikonte me sy të hutuar, të zbrazur. Kishte keqardhje, trishtim apo zili në
sytë e së motrës? Diana nuk kuptonte dot.
-Jo, Diana, asgjë, - u përgjigj si e humbur vajza.
Nga kati i tretë u dëgjuan tingujt e magnetofonit. Një ritëm rok-en-rolli dhe një
grua që këndonte me një zë si jehonë.
-Shkojmë të dëgjojmë muzikë, tha Diana, - se më ka marrë malli për një danc. E njeh,
Dorian Gej këndon.
-Jo, - tha Stela, - Mamaja s'më lë.
-Ama dhe ti, ç'hyn mamaja këtu?
Sa kishte ndryshuar Diana, sa e guximshme ishte bërë Diana. Kjo Diana, motra e saj.
Të dy motrat po bëheshin gati të trokisnin në derën e qiraxhiut, kur magnetofoni
befas heshti.
-Ptu, t'i ... nënën, shiriti u këput, - u dëgjua zëri i Gjonit. Ato të dyja nuk
deshën të hynin në këtë qetësi. Dy të tjerë seç bisedonin.
-Sidoqoftë, kurrë s'pranoj që respekti ndaj letërsisë dhe popullit tim është një
paragjykim.
-Ore, të mbushet koka ty, ne jemi njerëz të shekullit njëzet, shekullit atomik,
pushtojmë hënën, rrëzojmë yjet, ne duhet ta shtypim moralin e vjetër. Si ka thënë
Migjeni:
Ne të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në "shejtnin" e tij.
Magnetofoni buçiti duke mbytur zërat. Motrat hynë. U prezantuan. U ulën. Djemtë e
rinj përnjëherë u gjallëruan. Gjoni dukej i lumtur. Ai vuri tangon për të vallëzuar
dhe mori Dianën, duke mos guxuar të merrte Stelën. Sa ia kishte turbulluar
përfytyrimin këto net kjo studente e ardhur nga vise të largëta, për të cilat digjej
zemra e tij. Ata menjëherë zbuluan te njëri-tjetri patosin që i bashkonte : etja për
botën e madhe dhe përçmimi për provincën. Por, ndërsa Diana do të ishte pas dy
javësh përsëri jashtë shtetit, ai i mjeri do të mbetej atje.
Ndërsa vallëzonte e bisedonte me Dianën, Gjoni dy herë i poqi sytë me Stelën. Ajo se
si i dukej sonte, e rritur, serioze dhe e menduar.
Tangon tjetër Gjoni mori Stelën. Hera e parë që vallëzonte me të. Eugjeni mori
Dianën. Mentori buzëqeshte filozofikisht. Diana vallëzonte shumë ngjitur. Gjoni e
afroi pak Stelën, sa i ndjeu aromën e flokëve. Ajo nuk kundërshtoi, përkundrazi e
hapi pak krahun që ai të kishte mundësi ta kapte më mirë nga beli. Gjoni mundohej ta
vështronte në sy, por fytyrat e tyre qenë shumë pranë. Vetëm afër fundit Stela i
ngriti pak sytë. Gjoni ndjeu në zemër një furi të ngrohtë, sikur dikush i hapi një
rubinet avulli të nxehtë.
Pastaj Gjoni me Dianën kërcyen një mambo. Stela shikonte me admirim lëvizjet e tyre.
Sa shkojnë me njëri-tjetrin, mendoi dhe një pikëllim i mbushi zemrën. Diana ishte
nxehur nga muzika. Ajo kishte pothuaj një muaj që nuk kishte takuar asnjë mashkull.
Ulërima e saksofonit i zgjonte të gjitha dëshirat në trupin e saj të ri dhe të
bukur. Sa e rrezikshme është Diana, mendoi Stela me një frikë të pakuptuar në zemër.
Si vështronte ajo, si lëvizte. Edhe Gjoni ishte nxehur. Ai nuk e vështronte më

0 komentet:

Posto një koment

JU LUTEM LINI KOMENTET TUAJA KETU PA NDONJE FYERJE,FALEMINDERIT DHE RESPEKT NGA LORA.