vlera varet nga përmbajtja gjer në njëfarë shkalle.
-Pikërisht për këtë duhet menduar mirë. Ah, prisni, më duket se e gjeta, për nder, e
gjeta, - thërriti Gjoni. - Gjeta kyçin, dëgjomëni, me një gur vrasim dy zogj, lere
se ç'do vejë. Oho, qejf i madh.
-Po nxirre, të shkretën.
-Gjithë vlera e dokumentit, përveç lavdisë që do t'i japë kryetarit të Akademisë, do
të qëndrojë në faktin që ky do jetë dokument jo fetar, siç janë të gjitha dokumentet
e vjetra të shqipes, por laik. Kështu që do të dalë se dokumenti i parë i shqipes së
shkruar është laik. Kjo ka domethënie të madhe, më kuptoni? Kurse nga ana politike,
është ideale fare.
-S'e ke keq, tha Mentori, veçse ca e guximshme.
-Ama do bëjë furore, ë?
-Do bëjë që ç'ke me të.
-Komedi do jetë sikur të fusim atje ndonjë aluzion për luftë klasash, atëherë do
çmenden të tërë në Akademi, propozoi Eugjeni.
-Ç'ne, - kundërshtoi Gjoni. - Kjo do bjerë erë, pastaj. Unë mendoj të bëjmë
kështu... megjithëse ti Eugjen na dhe një mendim të shkëlqyer. Dëgjoni, ne do të
bëjmë një tekst, ku fshatarët e një fshati i luten kishës që, për arësye të zisë së
bukës, t'i falë të dhjetat. Me këtë rast, kush është i etur, do të gjejë një fije
luftë klasash.
-O, s'ka nevojë, ata do nxjerrin pastaj dhjamë nga pleshti. Për këtë janë mjeshtër.
-Unë them t'i vëmë datën... ta zëmë 1387, domethënë shumë vjet përpara formulës së
pagëzimit.
-Në rregull fare.
Gjoni ishte skuqur pak nga dehja. Edhe të tjerët ishin të gëzuar. Të fillojmë sa më
parë, sa më parë. Detyra kryesore i përkiste Gjonit dhe Mentorit. I pari duhej të
studionte seriozisht shumë gjëra, të rilexonte leksionet e gramatikës historike dhe
të latinishtes dhe tekstet e vjetra toskërisht. Kurse Mentori do të merrej me
formula kimike për të përgatitur tretësirat e duhura. S'ishte e lehtë të krijoje
letër të bërë me bojë 500-vjeçare.
-Po unë? - pyeti Eugjeni, - inspektor do të jem?
-More me tërë mend, sikur Eugjeni të krijojë ndonjë gjë, si të thuash, rezervë për
çdo rast. Hë, ndonjë vjershë, bejte apo lutje fetare.
-Punë e bukur, besa, - qeshi Eugjeni.
-Pse çuditesh ti Eugjeni, të kujtohet kur thamë "ah, sikur të gjejmë veprën e humbur
të Çajupit: "Këngë dhe vome për luftën e madhe"? Kapito? - Gjoni kaq shumë kishte
nxitur, këto kohë, te shokët e tij etjen për kërkime, saqë tani fliste i sigurt
fare.
-Domethënë, tani të bëjmë edhe veprën e Çajupit?
-Pse mos ta bësh? Për ty nuk është e vështirë të imitosh stilin e tij. Vetëm nja
dhjetë vjersha, të tjerat gjoja ishin grisur nga dorëshkrimi. Me këtë rast do të
bëhet sensacion i madh, sidomos kur tema kundër luftës është kaq aktuale sot. Pastaj
ti e kthen përmbajtjen si të duash. Lexo edhe një herë leksionin e luftërave në
imperializëm dhe do të jesh brenda.
Gjoni edhe vetë çuditej se sa me lehtësi i pillte sot mendja idera. Truri i tij
ishte në një gjendje të frymëzuar, që zbulonte dhe nuhaste si një aparat modern i
përsosur.
Biseda e miqve u shndërrua në tingëllimë gotash. Pinë për gjuhën shqipe të shkruar
para Formulës së Pagëzimit dhe për zbulimin e madh të veprës së humbur të Çajupit.
Një dyshim i lehtë si mjegull ishte ulur në tryezën e tyre nga sfera të panjohura.
Parandjenja nuk u jepte asnjë përgjigje.
Qyteti pa Reklama (Kreu XVI)
Ndërsa Stela numëronte çdo ditë që i ngelej së motrës dhe ndiqte me shqetësim
lëvizjet e saj, Diana mendonte se nuk do të ishte keq, që për këto dy javët që i
ngelën, të shtinte në dorë Gjonin. E vërteta qe se kaq shumë e kishte marrë malli
për dashnor, sa i dukej se nuk kishte pasur kurrë në jetë. Ç'humbte ajo nga kjo gjë?
Në fund të fundit, do ta shante ca e ëma, po ta pikaste, dhe asgjë. Po asaj aq i
bënte. Gjoni s'ishte i keq, bile ishte shumë simpatik. Dukej që edhe ai, si ajo, qe
Page 6
Generated by Foxit PDF Creator © Foxit Software
http://www.foxitsoftware.com For evaluation only.
Qyteti pa Reklama
malluar për femër.
e enjte, 19 shkurt 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 komentet:
Posto një koment
JU LUTEM LINI KOMENTET TUAJA KETU PA NDONJE FYERJE,FALEMINDERIT DHE RESPEKT NGA LORA.